Pak pas mesnate një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.
Mësohet se shtetasit, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, kanë goditur me thikë shtetasin Stiven Toshkësi, 20 vjeç.
Si pasojë e plagëve të shumta, i riu ka ndërruar jetë në spital.
Policia bën me dije se deri më tani është vënë në pranga njërin nga autorët, Ensi Maze, 18 vjeç, ndërsa autori tjetër vazhdon të jetë në kërkim.