Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Qarkut Tiranë, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen me thika që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zyrat elektorale të LSI në Sauk të Vjetër.
Policia bën të ditur se, në konflikt janë përfshirë gjashtë persona. Kanë qenë personat me inicialet E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç (të shpallur në kërkim), të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta me K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç, të tre vëllezër.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës R.D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia shton se, është proceduar në gjendje të lirë B.H., 36 vjeç, pasi ka kanosur K. D.
NJOFTIMI:
“Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”.
/Priza.al./