Chiara Ferragni dhe Fedez janë ndër çiftet më të dashur në internet, por mesa duket edhe ata kanë problem me njëri-tjetrin. Disa ditë më parë një foto e tyre teksa ziheshin gjatë kohës që ishin me pushime u bë virale, por tani ata na tregojnë arsyen.
Reperi Fedez pranoi sherrin duke shtuar se të dy ishin sqaruar para se të ktheheshin në Milano nga pushimet.
“Mirë, ashtu është, ne patëm një sherr të keq. Por u sqaruam para nisjes, para se të ktheheshim në shtëpi këtu në Milano. Padyshim që ishte sherr i madh. Sidoqoftë, arsyet janë të pakuptimta,”-tha ai. Ndërsa blogerja Chiara Ferragni tha versionin e saj: Le të themi që u zunë për shkaqe familjare!
/Burimi: pledgetimes.com/ Përshtati Priza.al/