Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka mbërritur menjëherë tek shkolla “1 Maj” pas përplasjeve që ndodhen pak minuta më parë në këtë KZAZ.
Celibashi është duke komunikuar me personat përgjegjës të numërimit.
Mbrëmjen e sotme në këtë qendër numërimi, pati një përplasje të fortë mes disa anëtarëve të grupeve të numërimit dhe vëzhguesve, ku veç përplasjes fizike mes shumë personave, nuk munguan as goditjet me sende të forta.
Më tej për stabilizimin e kësaj gjendjeje ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka bërë shoqërimin e të paktën 7 personave, të dyshuar si të përfshirë në këtë dhunë.
Përleshja tek shkolla “1 Maji” ka sjellë një mobilizim në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Përveç ‘badge’-ve të akreditimit kërkohen nëpër KZAZ për të gjithë personat që duan të hyjnë edhe kartat ID.
Një përleshje fizike ndodhi pak më parë fillimisht mes vëzhguesve, teksa dyshohet se të përfshirë në sherr ishin edhe persona nga jashtë.
Kandidatja e PD, Pampuri, denoncoi se vëzhguesi i dhunuar ishte i PD dhe për personat e përfshirë, përfaqësuesit e KQZ nuk kishin informacion.
/Priza.al/