Sherri në Laprakë/ Njëri prej tre të plagosurve i sulmuar me thikë në zemër(Emri)

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Laprakë, ku tre persona janë plagosur me thikë nga një 40 vjeçar.

Burime bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve, Viktor Rrapollari, është në intubim në gjendje të rëndë, pasi thika i ka prekur zemrën.

Ndërkohë bëhet e ditur se pre e sulmit ka qenë edhe një vajzë, e cila fatmirësisht është në gjendje më të mirë shëndetësore, pasi ka lënduar vetëm pak dorën.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një shtetas Italian, Masimo, i cili ka marrë disa goditje me thikë në kurriz, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë 40-vjeçari Elton Mergjyshi i cili kreu sulmin e rëndë ndaj 3 personave.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sherr në një lokal në Laprakë/ 40-vjeçari plagos 3 persona

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *