Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laprakë, Tiranë, ku 3 persona u plagosën nga një 40-vjeçar.
Bëhet me dije se sherri ndodhi në një lokal në Laprakë, ku 40-vjeçari Elton Mergjyshi dyshohet se ka goditur me thikë 64-vjeçarin Viktor Rrapollari, vajzën tij, 40-vjeçaren Roxhersa, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.
Ende nuk janë të qarta motivet e këtij sherri, ndërsa mësohet se autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.
Viktori është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.