Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në shkollën “1 Maji’, ku po zhvllohej dhe procesi i numërimit të votave. Pas kësaj ngjarjeje janë proceduar penalisht tre personat e përfshirë në konflikt.
Sipas policisë J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për radhën e qëndrimit para monitorëve ku edhe bëhej numërimi i votave.
Kujtojmë se vëzhguesit socialistë e demokratë janë përplasur fizikisht dje te shkolla ‘1 Maji’. Palët nuk i kanë kursyer grushtat, shqelmat dhe karriget kundër njëri-tjetrit, duke e degraduar konfliktin fizik.
Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë/ Informacion paraprak
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:
J.M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.