Sherri për gomën/ Vrau para 7 vitesh pronarin e një gomisterie, arrestohet sot ish agjenti i SHISH

Policia ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e ish agjentit të SHISH Xhevahir Mzhika, pas 7 vitesh kërkim për vrasje.

51-vjeçari Mzhika është kapur në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivët.

Mzhika ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Florian Selmanit, ngjarje e ndodhur më 16 gusht të 2014 te isha Fusha e Aviacionit. Shkak i ngjarjes së rëndë u bë sherri pas blerjes së një gome të përdorur nga Mzhika në servisin që administrohej nga viktima Florian Selmani.

Kjo gomë plasi në rrugë, duke  bërë shkak i një aksidenti ku u lënduan lehtë disa anëtarë të familjes së ish-agjentit të SHISH. Kjo bëri që mes Mzhikës dhe Selmanit të lindin disa kontradikta, duke sjellë dhe përdorimin e armës nga ana e agjentit, i cili qëlloi me një plumb në kokë pronarin e gomisterisë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj Xhevahir Mzhika u largua në drejtim të paditur, deri sa u arrestua ditën e sotme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *