Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasje këtë mbrëmje në Elbasan, pasi konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Për pasojë, Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi 19 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Burime bëjnë me dije se viktima ishte qëlluar me thikë disa herë në kraharor dhe në zemër, ndërkohë që thuhet se 28-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe thuhet ishte konfliktual.
Lidhur me krimin ka reaguar zyrtarisht edhe Policia e Elbasanit e cila njofton se konflikti mes disa të rinjve për motive të dobëta përshkallëzoi deri në vrasje.
Sakaq, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të krimit të rëndë.
Dyshohet se sherri ka ndodhur për një vajzë.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/