Sherri pranë shkollës ‘Fan Noli’, policia shpall në kërkim autorin

Detaje të reja kanë dalë nga sherri i djeshëm pranë shkollës ‘Fan Noli’ ku mbeti i plagosur një person. Është bërë me dije se Policia ka shpallur në kërkim autorin 45-vjeçar Ylli Gosturani.

Autori ka qenë duke lëvizur me një makinë tip  “Range Rover” në rrugën përpara shkollës ku një fugon që transportonte nxënës i kishte zënë rrugën.

Këtu ka nisur edhe debati, ku më pas ai është zënë me shoferin dhe ndihmësin e tij duke i plagosur me thikë.

Altin Vani 37-vjeç dhe Veli Xhani 42-vjeç mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor tek Spitali i Traumës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *