Sherri disa ditëve më parë në afërsi të shkollës ‘Andon Zako Çajupi’ i ka kushtuar vendin e punës drejtoreshës së institucionit.
Vojsava Kumbulla, e cila u përfshi në një sherr me një mësuese të kësaj shkollë në kryeqytet, ka dhënë dorëheqjen.
Elida Qenanaj, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, u përfshinë në një sherr shumë të shëmtuar një javë më parë, për arsye banale, ku u përdor edhe arma, duke rrezikuar edhe nxënësit.
Në hetim në gjendje të lirë janë Elton Kasaj dhe Enrik Qenami, të afërm të mësueses së letërsisë, Elida Qenami dhe Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalija, Laert Duro, dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, të afërm të mësueses së historisë, Domenika Toptani.
/Priza.al/