Sherri Tuchel-Conte, federata pezullon gjermanin por jo italianin

Gjoba për të dy por pezullim vetëm për Thomas Tuchel. Disiplina vepron për rastin Conte-Tuchel ku dy trajnerët krijuan skena kaotike gjatë dhe në fund të ndeshjes Chelsea-Tottenham.

Federata ka gjobitur me 41.500 euro trajnerin e bluve të Londrës dhe 17.500 atë të “Gjelave”. Të dy janë fajtorë por gjermani pak më shumë për atë shtrëngim dore në fund ku i kërkoi italianit ta shikonte në sy duke provokuar një sherr masiv mes të dyve.

Sherri Tuchel-Conte, federata pezullon gjermanin por jo italianin

Pezullimi për Tuchel do të hyjë në fuqi vetëm pasi të flasë apeli dhe ai do të jetë në stol për sfidën Chelsea-Leeds. Të dy trajnerët e minimizuan atë që ndodhi në fushë ku Tuchel u shpreh në konferencën e së premtes se nuk ndodhi asgjë e veçantë duke theksuar se ka respekt maksimal për rivalin. Në krahun tjetër, Conte theksoi se historia për të u mbyll në “Stamford Bridge”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *