Sheshi i flamurit në Vlorë është kthyer në një gjendje katrastofike. Arsyeja e shkatërrimit të tij, lidhet me kthimin e këtij vendi në një terminal autobuzësh. Aty ku dikur qëndronte historia, sheshi i lavdisë 110 vjeçare të Pavarësisë së Shqipërisë nuk do jetë më.
Ndonëse për qytetarët kjo gjë është e papranueshme, rrënim I historisë kombëtare, për qeverinë cilësohet si një investim strategjik për zhvillimin e qytetit.
“Nuk na pëlqen, e kanë kthyer në ndërtesë. 110 vite ka si i tillë, historia po shtrembërohet me qëllim nga qeveria. Duan të na humbasin identitetin tonë”- shprehen qytetarët.
Epo, siç duket historia e një populli do të udhëtojë për një jetë më të mirë.