Deputeti Bujar Leskaj ka sulmuar ashpër qeverinë, ku e ka akuzuar se po i përdorin paratë për fasada, konkretisht për projektin e “Sheshit të Flamurit”
Rama ka reaguar ku thotë se ata që kërkojnë transparencë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveç përshesheve me baltë dhe se u duket kolonata si stacion autobusësh
Postimi i Ramës:
“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re”, shkruan Rama.
Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2022