Sheshoj tokën pa leje, policia i vendos prangat 32 vjeçarit

Një shtetas nga Memaliaj është proceduar penalisht. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale P.K, ishte duke bërë nivelimin e pronës së tij me materiale inerte, në kundërshtim me destinacionin ligjor.

32 vjeçari është kapur në flagrancë pasi ka ndryshuar regjimin juridik të tokës.

Të shumta kanë qenë rastet e tokave me pronarë të zaptuar nga inertet dhe të çuara për ndekje penale, por ende dhe sot nuk ka pasur vendime penalizuese ndaj tyre.

Problematike vazhdon zona publike  buzë lumenjëve Drino e Vjosa, si shkak i zaptimit nga inerteve.

Njoftimi i Policisë:

Një 32 vjeçar me inicialet P.K banues në Memaliaj, është referuar për ndjekje penale pasi në fshatin Vasjar, pranë rrugës nacionale, është konstatuar duke bërë nivelim të pronës së tij, me materiale inerte, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *