Shezlonge plazhi të përshtatur si krevate/ Kushte ‘Holokaust’ në kopshtin ‘Soros 2’ në Sarandë  

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në “Tv Klan”, është ndalur në situatën e kopshteve në Sarandë.

Një qytetar kërkon të regjistrojë djalin 3-vjeçar në kopësht, por përballet me kushtet skandaloze. Fëmijë të vegjël flenë në shezlongë të përshtatur si krevatë.

Në kopshtin “Soros” numër 2, vetë personeli pranon se fëmijët flenë, luajnë e hanë në të njëjtin ambient dhe nuk kanë vend as për krevatë. E njëjta situatë është edhe në kopshtin numër 4, ku nuk kanë ardhur akoma krevatët për fëmijët.

Qytetari: Kam djalin për ta regjistruar.

Kopshti nr.2: Ku e ke djalin?

Qytetari: 3 vjeç.

Kopshti nr.2: E ke në çerdhe?

Qytetari: Jo s’e kam regjistruar.

Kopshti nr.2: Këtu janë zënë vendet që në qershor, jo tani. Kështu që ti vitin tjetër do ta sjellësh.

Qytetari: Po jo, këtu më thanë që janë kushtet më të mira.

Kopshti nr.2: Kushtet më të mira i ke tek 1-shi, me krevat të mirë, me dhoma, me të tëra. Ne i kemi në shesh.

Qytetari: Si në shesh?

Kopshti nr.2: Si? Jo në shesh mo, në krevate kështu, po shezlonge si ato të parat.

Qytetari: Po këto të detit, mo?

Kopshti nr.2: Sorosi ka sjellë disa shezlongë kështu të mirë, të mbajtur mirë, por që në krahasim me këta, jo se s’janë të mirë, këta janë shumë të mirë, por më të mirë janë ata.

Qytetari: Ku i çoni këto, për të ngrënë, ku hanë?

Kopshti nr.2: Këtu hanë, këtu pijnë, këtu luajmë me një vend i kemi. Krevat s’kemi, vend s’kemi.

Qytetari: Po këto, pse s’mi tregove një çikë, këto klasat e kështu mo vëlla, si i keni?

Kopshti nr.2: Po ja mo, klasën hajde shihe këtu ti se njësoj i ke!

Qytetari: Po këtu luajnë ata, domethënë në mëngjes?

Kopshti nr.2: Shiko, ne kemi një orar të reduktuar dhe ka një rregullore të brendshme se si veprojmë për lojrat.

/Burimi: tvklan.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *