Shfaqi probleme shëndetësore, Papa Francesku nuk do të jetë pjesë e konferencës së OKB-së

Papa Francesku do të marrë pjesë këtë vit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën. Vatikani ka bërë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore udhëtimi drejt Skocisë është i pamundur.

Ai i është nënshtruar së fundmi një operimi në zorrën e trashë, në Romë. Vatikani ka thënë se delegacioni i tij do të jetë në Glasgou në vend të Papës.

Samiti i radhës për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Papa Françesku ishte planifikuar që të ishte në mesin e 120 liderëve botërorë që do të marrin pjesë në organizimin për të diskutuar mundësitë e zvogëlimit të emetimeve që shkaktojnë ndryshime klimatike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *