‘Shfryhet’ fama e bujshme e OFL, SPAK i kthen pronat Altin Hajrit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr dorë nga sekuestrimi i kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në SHijak.

“Balkanweb” ka mësuar se kompleksi nuk do të sekuestrohet pasi dhe SPAK ka hequr dorë nga ankimimi. Më herët edhe GJKKO kishte hequr dorë nga sekuestrimi i urdhëruar nga OFL pasi  e kishte argumentuar të paligjshëm.

Kompleksi luksoz është në pronësi të Altin Hajrit. Emri i tij doli në skenë vitin e kaluar pas rrëmbimit të Jan Prengës, pasi i vëllai kishte bllokuar në Angli një ngarkesë të konsiderueshme kokaine nisur nga Ekuadori ku të përfshirë ishin dhe shqiptarë.

Urdhëruesi i pengmarrjes dyshohej të ishte Dritan Rexhepi, teksa më 17 janar u rrëmbye Jan Prenga në Kamzë për ti bërë presion të vëllait Astit Prenga. Rrëmbyesit e dhunuan për vdekje Prengën teksa pikërisht në kompleksin “Golden” të Altin Hajrit nga kamerat e sigurisë u zbulua se si autorët nxjerrin nga furgoni trupin e pajetë të Prengës. Ai nuk është gjetur ende dhe sot teksa dyshohet se trupi i është varrosur në rrethinat e Shijakut.

Altin Hajri është në kërkim si një nga organizatorët dhe u përcaktua dhe si subjekt i OFL. Më 27 shkurt atij iu sekuestrua kompleksi “Golden Resort” bashkë me një karburant dhe vilë 2-katëshe në Pezë. Tashmë ai e ka rifituar kompleksin e tij pasi për të nuk ka më çështje në Gjykatë, edhe pse vetë vijon të jetë në kërkim për pengmarrjen e vrasjen e Jan Prengës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *