Çdo njeri e mban mend puthjen e parë, dhe puthja e parë me çdo person të ri është gjithmonë gjë emocionuese. Por me vazhdimin e lidhjes dhe kalimin e periudhës së muajit të mjaltit, është e zakonshme që çiftet të puthen më pak se ç’janë puthur në fillim.
6 korriku njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Puthjes.
Gjithçka u vendos në Britani në 1990 dhe që atë ditë festohet çdo vit gjithandej. Kjo ditë u kushtohet emocioneve dhe ndjenjave, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për puthje mes të dashuruarish, por edhe midis miqsh dhe të afërmish.
Për këtë arsye Priza.al ju njeh me 6 kuriozitete rreth saj:
- Një akt puthjeje ve në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyre.
- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
- 66% e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë kembimit të puthjes.
- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit.
- Puthja franceze është quajtur “bashkimi i shpirtrave” në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasiononte franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.
- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjeshtë majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzet përpara se të bashkojnë majat e hundeve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundeve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njeri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.