Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar. Shtetasi Saimir Mehmeti, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg.
Saimir Mehmeti, dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.