Janë lënë në burg Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, nënë e bir, të cilit shfrytëzonin për video në Tik Tok, një 10 vjeçar. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg pa afat, pasi gjyshja publikonte video në Tik Tok me djalin e Kumarakut, ku i mituri përdoret fjalë banale për të fituar para nga rrjetet sociale.
Kujtojmë se dy të arrestuarit janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi kishte konstatuar se djali i saj përdorej në rrjetet sociale nga gjyshja 66-vjeçare dhe babai 44-vjeçar, duke i kërkuar 10 vjeçarit që të fliste me fjalë banale për klikime./