Vendi ynë është nën ndikimin e masave të ngrohta e të lagështa, e si pasojë pritet që situata të vijojë me reshje shiu e kalime të lehta kthjellimesh në ditët në vijim.
Në një komunikim për “Vila24”, sinoptikania Lajda Porja sqaron se e diela do sjellë ndryshime të dukshme, ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu, ndërsa java nis me mot të paqëndrueshëm.
Zonat malore pritet të kenë reshje të pakta dëbore dhe temperatura deri -2 gradë Celcius, duke iu afruar vlerave tipike të dimrit.
/Priza.al/