Shifër alarmuese! Shefja e ISHP: 1 në 4 fëmijë në Shqipëri është mbipeshë

Pandemia e Covid-19 sipas ekspertëve të shëndetit Publik ka ndikuar jo pak në rritjen e numrit të fëmijëve obezë, ku pritet që në lidhje me këtë të bëhet një studimi i ri vitin e ardhshëm shkollor jo vetëm për masën trupore por edhe për shëndetin mendor.

Shefja e Sektorit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore në ISHP,  Jolanda Hyska pohon se shqetësimi lidhet me konsumimin e ushqimeve të gatshme. Në lidhje më këtë u bën apel prindërve që fëmijëve t’u japin ushqim me vete në shkollë.

Ndër të tjera, ky hulumtim ka nxjerrë në pah se një në katër fëmijë në vend ka probleme me mbipeshë, shifër kjo sipas Hyskës e cila ka pësuar rritje për shkak të pandemisë.

“28% e fëmijëve na rezulton mbipeshë në total, nga të cilët 11% janë obezë. Kjo do të thotë që edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende të Evropës janë ende në tendencën e rritjes së mbipeshës dhe obezitetit në moshën femijënore. Shqetësim për ekspertët është konsumimi i vakteve jashtë shtëpisë. 1 në 3 fëmijë nuk ha mëngjes. 60% e tyre kanë deklaruar se marrin lekë nga prindërit”, u shpreh ajo.

Sakaq, ajo ka një apel për prindërit “Mos kini akses për ushqime të shëndetshme, fëmijët po nuk i kanë nuk kanë ku t’i gjejnë.”

Ndër të tjera pritet që vitin  e ri shkollor të kryhet një studim i ri me nxënësit e shkollave jo vetëm për masën trupore por edhe për ndikimin që ka sjell pandemia te fëmijët.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *