Shifrat për emigracionin/ Rama ‘sulmon’ median: Kam faj unë që nuk bëj…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale emigracionin e shqiptarëve nga vendi.
Rama në ‘Twitter’ shkruan se mediat po shpifin lidhur me shifrat e dhëna, ku raportojnë se 700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit.

Sakaq shton se kjo është një tendencë ndaj qeverisë, për të kërkuar favore.

Postimi i plotë:

700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit. 7 punonjës në ditë ikin nga policia.

Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme! Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *