Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar në lidhje me situatën e turizmit gjatë 5 muajve të parë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kumbaro shkruan se Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vendin e katërt në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit në 5 muajt e parë të vitit 2022.
“Mirëmëngjes me lajmet e mira që sjell Organizata Botërore e Turizmit, e cila e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”, shkruan ajo.