Ëndrrat janë të pandara nga njeriu, gjithashtu janë të ndryshme dhe me kuptime specifike, ndodh shpesh që në ëndërr të shohim momente dhe situata erotike me dikë të caktuar por a kanë lidhje këto ëndrra me pasione të fshehura, me mungesë të aktivitetit seksual apo thjesht dëshira të çastit që thjesht na shfaqen në ëndërr epo ndonjëherë një ëndërr me seks, në fakt, mund të mos ketë fare lidhje me dëshirën për seks.
Shpeshherë, kur dikush është i pranishëm në ëndrrën tënde seksuale, do të thotë që ka një cilësi që ti e admiron.
Kjo është thjesht një shenjë se ti e vlerëson atë person dhe do që të jesh më afër tij.
Nëse sheh në ëndërr sikur po bën seks me ish-in problemi mund të jetë se truri nuk e ka kaluar akoma atë fazë.
Seksi me një partner të ri mund të të ndihmojë për të përmirësuar problemet neurologjike që të kthejnë në të shkuarën.
Kështu, mos e shpenzo kohën duke menduar dhe analizuar kujtimet me dikë që ka kaluar. Është diçka krejt e natyrshme që njerëzit të shohin ëndrra të tilla gjatë gjithë kohës dhe që mund të mos kenë lidhje me jetën seksuale.