Shira dhe reshje dëbore, ja si do të jetë moti sot

Moti

Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga mot me reshje shiu, si dhe reshje dëborë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb vranësira, shira dhe reshje dëbore mbizotërojë motin në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, ku më të konsiderueshme reshjet do jenë në veri dhe qendër duke bërë që herë pas here reshjet të jenë në formë rrebeshi. Pasditja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Edhe nata vijon në zonat malore me prezencë të pakët të reshjeve të dëborës. Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -2°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Veriu dhe pjesërisht Europa Qëndrore mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Po ashtu në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut paraqitet situata e motit Europën Juglindore. NDERSA kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë gadishullin Iberik.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *