Shira dhe stuhi/ Moti i keq përmbyt Lezhën, era rrëzon pemën në qytet, dëmtohen linjat elektrike  

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka sjellë jo pak probleme në qytetin e Lezhës. Një pemë është rrëzuar pranë bllokut të banimit 11 në lagjen “Besëlidhja”, por fatmirësisht pa sjellë dëme.

Punonjësit e shërbimeve publike në bashkinë Lezhë kanë nisur punën për largimin e pemës nga rruga.

Ndërkohë era e fortë ka sjellë dhe dëmtim të linjave elektrike në fshatra dhe për pasojë edhe ndërprerjen e rrymës elektrike.

Që prej mbrëmjes të së enjtes, grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë atje ku mungon.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *