Ministria e Bujqësisë ka bërë një përmbledhje të situatës së lumenjve në vend, të cilët kanë pasur prurje për shkak të reshjeve të shiut. Deri tani, raportohet se gjendja e lumenjeve është e normalizuar, duke mos pasur dalje nga shtrati.
Lumi Bistricë, Kalasë, Semna, Erzen, Ishëm, Buna, Drin, Osum dhe Vjosa janë brenda shtratit.
• Në Fier, gjendja është përmirësuar në Lumin Vjosa, ka rënie të nivelit të ujit në Urën e Mifolit prej 50 cm. Aktualisht, niveli i ujit në Mifol krahu i djathtë është 5.2 m.
• Lumi Seman në Mbrostar, ka pësuar rritje të nivelit referuar ditës së djeshme prej 1 metër. Aktualisht niveli në urën e Mbrostarit është në kuotën 2.6 m.
• Në Vlorë, përgjithësisht situata momentale është drejt përmirësimit. Lumi Vjosa ndodhet brenda shtratit. Lumi Shushicës ndodhet gjithashtu brenda shtratit.
• Për sa i përket lumit Bistricë dhe Kalasë, aktualisht janë brenda shtratit. Deri në këto momente nuk ka mbingarkesë të këtyre shtretërve.
• Situata momentale në Gjirokastër është përmirësuar, lumenjtë janë brenda shtratit.
• Gjendja në të tre hidrovorët e DUK Durrës është optimale dhe pompat punojnë me kapacitet të plotë. Gjatë kontrollit të ushtruar është vënë re një rritje e nivelit të ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm, por deri më tani nuk ka dalje të tyre nga shtrati.
• Në qarkun Berat kanë vazhduar reshjet gjatë natës me intesitet mesatar, ndërkohë që paraditen e sotme shiu është me karakter lokal. Në zonën e Kutallisë, ku janë dhe shumica e serave, nuk ka pasur probleme dhe kanalet kulluese kanë kryer funksionin e tyre. Ndërsa lumi Osum ka një ulje të nivelit në krahasim me dje në darkë.
• Në qarkun Elbasan kanë vazhduar reshjet gjatë natës. Në fushën Sulovë / Cërrik përrenjtë e pastruar kanë kryer funksionin dhe për herë të parë gjatë këtyre viteve nuk ka dalje të përrenjve nga shtrati edhe pse zona u përball me reshje të dendura.
• Në qarqet Lezhë dhe Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë rreth 40 mm reshje shiu. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna dhe Drin janë në kuota normale.
• Në lumenjtë Mat e Kir, ka pasur prurje mbi prurjet normale, por pa krijuar probleme.
/Priza.al/