Reshjet e rëna ditën e djeshme kryesisht gjatë pasdites kanë shkaktuar probleme në qytetin e Librazhdit.
Përmbytja e qytetit është shkaktuar nga shpërthimi i pusetave dhe kolektorëve të ujërave të zeza.
Problematike ka qenë situata në kryqëzimet e rrugëve brenda në qytet, pranë Komisariatit të Policisë, Rruga Jakup Biçaku, pranë Drejtorisë Arsimore, segmentet në brendësi të qytetit, pranë selisë së PD dhe te restorant “Sopoti” .
Punimet në ujësjellës kanalizime vazhdojnë të krijojnë probleme që prej një viti gjithmonë kur ka reshje.
Gabimet në projektim dhe disiplinimin e ujërave kanë sjellë përmbytjen e qytetit të Librazhdit edhe pse pozicioni i shtrirjes së tij në kodër, e bën pothuajse të pamundur përmbytjen nga natyra.