Një tjetër letër sekret që ka Top Story është drejtur zv/kryeministrit të asaj kohe Dylber Vrionit nga kreu I SHISH Bashkim Gazidede. Ai ngre shqetësimin për dy firmat e mëdha VEFA dhe Gjallica të cilat grumbullojnë para me interesa të larta 72% në vit dhe agjentët e tyre në rrethe janë ish punonjës sigurimi dhe ndihet rreziku se mund të shkaktojnë trazira gjatë zgjedhjeve për familjet shqiptare që mund të përdoren edhe politikisht.
Ka dhe letra të tjera të Gazidedes drejtuar qeverisë në lidhje me zhvillimin agresiv të firmave të mëdha, veçanërisht të Vefës, ku theksohet se ajo ka rritur vlerën e kompanive dhe pronave që ka blerë, që në rast falimenti të arrijë të shlyejë interesat e kreditorëve. Në një tjetër letër secrete që zv kryeministri I asaj kohe Vrioni I dërgon Këshillit të Ministrave, Ministrit të Drejtësisë, SHISH, etj thekson se së bashku me BSH ka nisur negociatat me firmat e mëdha për tu licensuar si bankë sipas ligjit.
Por nga bisedat e vazhdueshme kuptohet, citon Vrioni në letër që drejtuesit e tyre nuk kanë vizione reale mbi menaxhimin e aseteve të tyre.
Më 20 gusht 1996 do të reagonte përmes një letre edhe kryeministri i asokohe Aleksandër Meksi i cili do të kërkonte mbylljen e firmave të krijuara rishatzi si Silva dhe Populli kurse për të tjerat do të kërkonte që të deklaronin gjithçka dhe të viheshin nën kontroll.
“Ka shembuj konret në raportin e tij, fabrika e tullave në Vlorë 1,2 mln euro është rritur vlera 5-6 herë. Kur u pa që kolapsi ishte fatal, kur depozituesit nuk guxonin të investonin më, me vendim të një gjyqatri të vetëm arritën kapitalet 20-30%. Gjallica shpalli falimentin, edhe pse nuk u pranua, me përjashtim disa pika karburanti. Të njëjtën gjë edhe për Vefën; ka të dhëna nga auditi, gjithë pasuria e investuar nga qytetarët me lekët e tyre, 320 pasuri ishin gjithsej 1996 po ti shtojmë shembjet mbas trazirave 1997 ato degraduan totalisht me përjashtim të 2-3 ndërtesave, nuk mund të rekuperoheshin më” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve 1997-2005.
/Burimi: Top Channel/