“Shisja edhe trupin të siguroja një dozë”/ E reja nga Tirana trondit me rrëfimin: E nisa me të dashurin tim! Pasi u ndava…

“Gabimet harrohen atëherë kur gjendet forcë për ti pranuar dhe për t’u ringritur”. Ky është mesazhi që vjen nga një e re nga Tirana e cila fitoi mbi varësinë e drogës. Të rinjtë vrasin energjitë e tyre nëpër cepa duke konsumuar drogë ndërkohë 28-vjeçarja Flora nga kryeqyteti po e lufton me mish dhe shpirt këtë fenomen negativ që i ka ndryshuar tërësisht jetën.
E reja rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar kur ka pasur mungesën e drogës, ndërsa pohon se për të siguruar një dozë ka kryer edhe vepra penale siç është prostitucioni apo vjedhje.
“Kam qenë një ndër nxënëse më të mira të shkollës time deri në moshën 19-vjeçare kur unë u dashurova me dikë që ishte 10 vite më i madh se unë dhe përdorues i heroinës. Kur e njoha unë e dija që ai ishte shkëputur nga droga, por më pas e pashë duke konsumuar por në atë moment ishte vonë pasi e doja shumë dhe nuk hiqja dorë dhe mendoja çfarë është kjo gjë kaq e fuqishme që gjithë kjo dashuri që po i jap nuk është në gjendje të shkëputet. Doja ta provoja unë për të parë efektin që kishte tek ai. Kam pasur dëshirë ta provoj vetë për të parë çfarë ndiente ai. Nëse nuk do të isha në kontakt të vazhdueshëm me atë gjë kam përshtypjen se nuk do të kisha rënë pre e asaj gjëje. Për 6 muaj resht unë isha që siguroja të ardhurat pasi isha e punësuar dhe pas 6 muajsh kuptova që krijova varësi fizike. Çdo gjë që familjet tona bënin për ne, qoftë shtëpi, makina, telefonat që na blinin përfundonin duke i lënë peng pasi truri punonte vetëm si të siguroj dozën e radhës.
Deri sa iku pjesa e dashurisë pas 4 vitesh jemi ndarë, pasi ishim kthyer në dy shokë që siguronim lekët për të konsumuar bashkë. Madje edhe pasi jemi ndarë kishim kontakt prapa për të njëjtën gjë. Shita gjithçka që kisha në shtëpi për të siguruar drogën. Ka qenë momenti kur unë u zgjova në mëngjes dhe nuk kisha para për ta blerë dhe pashë që më kishin filluar të vjellat dhe problemet fizike sepse psikologjike e dija që isha e varur përderisa truri im e kërkonte përditë. Kur e pashë që edhe fizikisht nuk e përballoja dot fola me familjen time dhe ika në një qendër në Itali që duhet të rrija disa vite por ndejta vetëm dy javë. Nga ai moment sa u ktheva, më priste ai që shiste në aeroport, lekët e para ja dhashë atij. Kur isha në qendër nuk flisja me asnjë, në momentin kur dola dhe na kthyen sendet personale, truri funksionon në mënyrë të çuditshme dhe mban mend numrat e këtyre personave.
Kam bërë një vit burg për shkak se isha ndërmjetëse, u kapa gjatë një operacioni të policisë me informator brenda. Një i njohuri im dëshironte të blinte diku, unë njihja personin dhe policia na kapi të dyve. Si fillim rrezikoja 7 vite burg dhe më pas dola me 1 vit burg. Pasi dola kam ndenjur 2 javë pa konsumuar drogë, më pas ka qenë një person që punon për policinë që më ka dhënë dozën tjetër, kaloi në rrugë dhe ma dha duke më thënë ‘Na se këtë ta kam taksur ty’. Ky i afronte klientët duke i falur drogën dhe më pas merrte informacion që ia transmetonte policisë. Ka vazhduar kjo situatë 3 vite të tjera kjo, kam ndryshuar qytet kam ardhur këtu. Deri për pak muaj vendosa të shkëputem fare nga Shqipëria, kam ndenjur disa muaj jashtë, dhe i shkëputa gjitha, drogën dhe metadonin gjithçka i shkëputa. Këtu në Shqipëri është ambienti kisha 11 vite që rrija me ata persona dhe nuk doja të kaloja në atë gjendje. Sot nuk rri fare me personat që kam ndenjur, vij marr ilaçin dhe vazhdoj punoj. Droga të çon te vjedhja te prostitucioni, të bën deri në atë situatë që nuk ta merr mendja se do ti bëje.
Familja kishte dyshime sepse harxhoja shumë lekë. Kur ja thashë me gojën time u ka rënë bota mbi kokë, të gjithë kanë filluar duke qarë, nuk dinin çfarë zgjidhje të jepnin, më kanë mbyllur edhe brenda dhomës, më kanë çuar te doktori por deri në momentin kur personi nuk e ka vendosur me mendjen e tij është e kotë gjithçka.

Kulmi ishte para 6 muajsh që vendosa të ikja jashtë pasi pata edhe probleme me këmbën sepse unë gjithmonë e kam përdorur duke e thithure me hundë dhe më pas fillova me shiringë. Pata një problem me këmbën sepse krijohen tromboza të ndryshme duke qenë se ka papastërti droga. Në atë moment ose shërohen me shërues gjaku ose pritet këmba, nuk ka zgjidhje tjetër, në atë moment ishte piku. Ose do të vazhdoja ashtu dhe t’i thoja mirupafshim jetës.
Droga mund të lihet nëse ke vullnet të mjaftueshëm. Varet sa e fortë është vullneti që ke ti. Nuk ka gjë në botë më të shtrenjtë se jeta. Çdo përdorues nuk ka ditë që nuk çohet edhe sikur mos isha kështu sepse nuk është e lehtë të zgjohesh përditë dhe të mendosh si do bëj por të durosh dhimbjet psikologjike dhe fizike. E mira mos e fillosh fare sepse është e vështirë për tu lënë”, tha e reja./faxweb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *