Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar dy ditë më parë, të cilët u kapën me mina me telekomandë.
Policia arrestoi dy ditë më parë shtetasit Ilir Alliu, drejtues mjeti, Edmond Bardhi dhe Bledar Çakalli, pasagjerë, të cilët po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë.
Nga hetimet paraprake të policisë, rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.