Janë arrestuar ditën 3 shtetas – M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç. pasi u godit një rast të kontrabandës së mallrave në Kamëz.
Pas kontrolleve të ushtruara nga policia në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Njoftimi i Policisë:
Vihen në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare, sekuestrohen 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 2”, kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i shtetasve:
– M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.