Shiste kanabis dhe “të bardhë”, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa në zona të ndryshme të Tiranës.

Shtetasi me iniciale F. M., akuzohet “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sakaq është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Quantity”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.Vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Quantity”, gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit F. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë dhe cannabis sativa, i ndante në doza të vogla, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *