Një tregtar makinash të përdorura është burgosur me pesë vite burg dhe ka marrë një gjobë prej 4 milionë dollarësh, pasi modifikonte kilometrazhin e makinave të shiste.
Sipas shkresës së gjykatës Shmuel Gali 48-vjeçar, ka ndryshuar kilometrazhin e rreth 690 makinave, midis periudhës 2006 deri 2011.
48-vjeçari tregtonte makina në New Jersey në SHBA. Mesatarisht tregtari ulte kilometrazhin e makinave deri në 100 mijë kilometra.
“Shitjet e makinave janë një nga themelet e ekonomisë amerikane që kërkon transparencë dhe integritet. Ekspertiza financiare e IRS-CI (depattament policor) ishte e nevojshme për të zbuluar këtë operacion kriminal të kryer nga Shmuel Gali , i cili mori një dënim të drejtë për aktivitetin e tij kriminal,” tha një ekspert i IRS-CI .
Rasti u hetua nga Departamenti i Transportit dhe NHTSA si dhe Byroja e Hetimit të Mashtrimit të Odometrit dhe Shërbimi i Mbikëqyrjes Financiare.
/Priza.al/