Shit-blerja e votave/ Ambasadorja Kim bën apelin e radhës për SPAK-un: Ndiqni penalisht të gjithë ata që pengojnë qytetarët të…  

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila po ndjek me vëmendjen e duhur zhvillimin e fushatës elektorale në vend, ka bërë sot apelin e radhës.

Diplomatja amerikane iu drejtua pak më herët Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një mesazh të fortë, teksa na ndajnë më pak se dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim i kërkon SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirisht dhe në paqe.

“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve. Raporti i plotë sot Indeksi i prapambetur duke treguar https: // spak.al/2021/04/23/njo ftim-23 / …”,- shkruan ambasadorja Kim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *