‘Shitblerja e votës’, Manjani: Vota është pjesëmarrje politike, jo ndarje tenderash o faqezinj!

Në çdo zgjedhje trumbetohet me të madhe se dënohet shitja e votës. Por pavarësisht tentativave të shumta e thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, duket se ky ishte një mision i pamundur.

Skema e shitjes së votës u pa frikshëm në zgjedhjet e 25 prillit. Historia e vjedhjes u përsërit, e gjasat janë që të përsëriten pasi fitorja e një rezultati real është tejet e vështirë, ose thuajse e pamundur.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shfryrë dufin ndaj të gjithë atyre që e kanë blerë votën, duke i quajtur edhe faqezinj. Manjani ka një kërkesë publike ndaj të gjithë atyre që ‘pushtetin’ e keqpërdorin, e madje deri në blerjen e votës. Ish-ministri parashtron kërkesën, për t’ua ndaluar të drejtën për të votuar. Nëse alternativa e duhur do të ishte burgu, Manjani shprehet se zgjidhja nuk është kjo. Ai është i mendimit se vota është pjesëmarrje politike, jo ndarje dividenti, shpërblimi, tenderash apo vende pune.

Statusi

Nuk më intereson hiç sa janë ata që e shitën votën! 1, 100, 1000 apo 1 milionë, sado qofshin janë FAQEZINJ! Nuk më intereson as çmimi i votës. As mënyra e pagesës, cash apo në natyrë, vend pune apo punë. Fare!

Të gjithë ata që u shitën janë njësoj FAQEZINJ!

Atyre u duhet ndaluar e drejta për të votuar! Mesa duket nuk i nxënë dot burgjet se janë shumë… S’është më punë burgu kjo punë.

Vota është pjesmarrje politikë jo ndarje dividenti, shpërblimi, tenderash apo vende pune.

Nëse është kështu partitë duhet të shndërrohen në organizata biznesi me NIPT.

Duhet të përballemi me këtë koncept sepse shmangia apo “përkëdhelja” e njerëzve se medemek halli i bën të shiten nuk ka asnjë lidhje me LIRINË PËR TË ZGJEDHUR!

Ata janë FAQEZINJ rrjedhimisht jo të LIRË!

Pa njerëz të LIRË, ska DEMOKRACI!

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *