Shitet makina e princeshë Dianës! Ia kishte dhuruar Charles kur u fejuan

Makina që princi Charles i dhuroi princeshës Diana për fejesën e tyre është shitur në ankand për më shumë se 52.000 paund.

“Ford Escort Ghia” i vitit 1981, u shit rreth 30 000 dollarë më shumë sesa pritej. Fillimisht, organizuesit e ankandit e kishin vlerësuar makinën diku mes 30 000 dhe 40 000 £, por gjithçka ka dalë jashtë parashikimeve.

 

Makina iu dhurua Dianës nga princi Charles në maj të vitit 1981, dy muaj para se ata të kurorëzoheshin në martesë, ndërsa u shit me numrin e saj origjinal të regjistrimit, të njëjtën ngjyrë dhe bashkë me radion.

“Fordi” u përdor gjatë kohës kur marrëdhënia e princeshës me Charles ishte në kulmin e lumturisë, ndaj për familjen mbretërore simbolizon një periudhë të rëndësishme nga e kaluara.

Kjo nuk është hera e parë që një automjet i princeshë Dianës shitet për një shumë që i kalon pritshmëritë, pasi “Audi” i saj u shit vitin e kaluar për 58.000 £.

 

 

 

 

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *