Trofeu i fituesve të Eurovizionit Kalush Orchestra është shitur në ankand për 900,000 dollarë.
Mësohet se paratë e fituara do të përdorën për ushtrinë e vendit.
Kalush Orkestra nxorri gjithashtu në ankand mikrofonin e kristaltë ndërsa paratë do të përdoren për të blerë sistemin e dronëve PD-2 për forcat e armatosura të Ukrainës, i cili përfshin tre avionë dhe një stacion kontrolli tokësor.
Gjatë festavikit, kënga mori një mbështetjeje të madhe nga pjesa tjetër e kontinentit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Kënga e grupit “Stefania”, mundi konkurrencën nga rivalët kryesorë Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja në konkursin në qytetin italian të Torinos.