Një 30-vjeçare është arrestuar ditën e sotme nga blutë e Tiranës pasi dyshohet se i ka shitur çanta false një klienteje me vlerë 36 mijë euro. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja me inicialet E.M, banuese në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.