Shiti veshkën për të blerë iPhone por gjendja shëndetësor iu përkeqësua, 25-vjeçarit i duhen 370 mijë dollarë për të shpëtuar

Një ngjarje e pazakontë është publikuar së fundmi nga mediat e huaja, ku një adoleshent kinez ka shitur një nga veshkat e tij për të blerë pajisjen më të fundit Apple. 25-vjeçari Wang Shangkun e shiti veshkën e tij për rreth 3,273 dollarë, ndërsa paratë i përdori për të blerë një iPad 2 dhe një iPhone 4.

‘Ç’më duhen të dyja veshkat? Mjafton një’,-tha Wang në atë kohë.

25-vjeçari tashmë është ‘i lidhur’ me aparatin e dializës dhe ka gjasa të jetë i shtrirë në shtrat gjithë jetën, për shkak të mungesës së veshkës së djathtë.

Mjekët kanë thënë se Wang ndoshta mund të përdorë një transplant, ndërsa thanë se veshkat në tregun e zi për njeriun mund të arrijnë deri në 366.000 dollarë, 80 herë më shumë se Wang mori për veshkën e tij që shiti.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *