Deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për shitjen e pasaportave shqiptare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Pollo shkruan se kjo marrëveshje nga ana e qeverisë do të çojë në anulimin e liberalizimit të vizave.
Sakaq shton se kjo do të çojë në rrezik sigurinë kombëtare si dhe do të dëmtojë rëndë reputacionin e vendit.
Postimi i plotë:
Me “pasaportat e florinjta” Edi Rama jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet. Ai po çon drejt anulimit arritjen e madhe të qeverisë së PD në v. 2010: liberalizimin e vizave pra udhëtimin lirisht në Evropë.
Po ashtu lëshimi i pasaportave nga 1/3 një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend i botës; edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE. Mjafton që të paguajnë e të lyejnë rrotën. (kjo ka ndodhur pak vite më parë edhe në dy-tre shtete të BE të cilët e 2/3 anuluan me urgjencë mbasi u plasën skandale korrupsioni). Rrezik sigurie e dëm reputacioni! 3/3