Shitje kokaine, vjedhje, dhunë në familje, 14 të arrestuar në Tiranë!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 14 persona, për vepra të ndryshme penale.

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për shitje droge. Policia bën me dije se i riu me inicialet V.L., shiste kokainë në zonën e ish-Parkut dhe Laprakë.

Gjatë kontrollit fizik të 29-vjeçarit, Policia i gjeti edhe një sasi të lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit A. V., 29 vjeç, sepse duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, u konstatua jashtë banese, duke vjedhur disa produkte në ambientet e jashtme të dyqanit të shtetasit F. Sh.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 34 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit R. T., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera (një motomjeti dhe një biçiklete).
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ndalimi i shtetasit A. P., 27 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. L., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;
E. Gj., 30 vjeç, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;
K. D., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 31 vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi i shtetasit Q. M., pasi në Bathore, në rrugën “Rozafa”, si pasojë e mosrrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, gjatë pastrimit të pusit në banesën e tij, ka rënë brenda tij dhe ka humbur jetën punëtori shtetasi Q. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Sh. T., 37 vjeç, G. L., 33 vjeç dhe U. T., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
E. P., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *