Pas 3 ditësh reshje intensive shpesh me rrëbeshe, rrënojat e Kukësit të vjetër janë mbuluar sërish nga uji në Liqenin e Fierzës.
Prurjet e lumenjeve u dhjetëfishuan gjatë 24 orëve të fundit e që shkuan në rreth 900 metër kub ujë në sekondë ndërsa niveli i ujit në liqenin e Fierzës, ka kaluar 262 metra mbi nivelin e detit, nga 259 që ishte tre ditë më parë.
Reshjet e shiut janë të pranishme në të gjithë territorin e verilindjes, aty ku lumenjtë kryesore që furnizojnë liqenin e Fierzës Drini i bardhë e Drini i Zi, po shtojnë prurjet e tyre.