Shiu fik zjarret në vend, shuhen flakët në Kukës dhe Tropojë

Reshjet e shiut kanë sjellë “frymëmarrje” në disa zona në Kukës dhe Tropojë ku prej disa ditësh ishin aktive disa vatra zjarri. Mbrojtja Civile e Kukësit ka njoftuar se me nisjen e shiut vatra e zjarrit që ka ardhur nga Srriqja në Majën e Zezë nuk ka asnjë shenjë për vatër aktive dhe asnjë gjurmë tymi.

“Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes. Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 dt.26.08.2021.Kanë filluar reshje e shiut që në orën 06:30 në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Si rezultat i reshjeve që vazhdojnë të bien –Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga Srriqja territor i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë nuk ka shenja për vatër aktive dhe nuk ka as gjurmë tymi. Vazhdojnë reshjet e shiut .Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë”.

Vatrat e zjarrit në vend kanë vijuar prej 31 ditësh. U desh që të binte shi në mënyrë që të shuheshin të gjitha ato që ishin aktive. Më të rrezikuarat kanë qënë: Maja e Rrunës, Karaburuni, Tuneli i Kalimashit dhe vatra të tjera në zonë të thella.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *