Shkak era e fortë, një tjetër person bie nga tarraca e shtëpisë

Ashtu sic ishte paralajmëruar moti i keq dhe era e fortë kanë përfshirë thuajse të gjithë territorin e vendit, por në jug situata duket më e vështirë.

Kushtet e tilla atmosferike kanë shkaktuar një tjetër incident, këtë herë në Vlorë.

Një 55-vjeçar ka rënë ka tarraca e shtëpisë së tij ku ka qenë duke punuar.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në Dhërmi.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga kati i tretë, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *