Shkak i divorcit të Bill Gates, mund të jetë miqësia që kishte me pedofilin Jeffrey Epstein!

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates dha një intervistë me Anderson Cooper në emisionin e CNN ku pranoi se ka qenë një gabim i madh koha që ka kaluar me pedofilin Jeffrey Epstein dhe tha se me të kishte ndarë disa darka e dreka.

Sipas Daily Mail 65-vjeçari ka pranuar se ishte trishtuar shumë pas divorcit me ish-gruan e tij Melinda Gates. Bil ka treguar se shoqëria e tij me Epstein kishte filluar që në 2011, por ne 2013 kjo shoqëri ishte bërë shkak për një grindje mes tij dhe Melindës pasi kjo e fundit ishte e shqetësuar për marrëdhënien e tyre.

Mendohet se ky ka qenë edhe një shkas pse u divorcuan çifti miliarder. Melinda thuhet se u tha miqve se ishte e zemëruar për miqësinë e tyre të pretenduar dhe nuk donte të kishte të bënte me Epstein – dhe është raportuar të ketë punësuar avokatë divorci në vitin 2019 pasi takimet që Gates kishte me Epstein u bënë publike.

Gates është raportuar se ka vizituar shtëpinë e Epstein shumë herë dhe madje ka folur me të për martesën e tij “toksike”, ndërsa pedofili dyshohet se i ka dhënë atij këshilla për t’i dhënë fund martesës së tij, sipas Daily Beast.

/Burimi: DailyMail/ përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *