Kërcejnë shifrat e COVID-19 në vend. Rritje e testimeve, por edhe e rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 5,694 testime kanë rezultuar pozitivë 1,236 qytetarë, pra 1/5. Ndërkohë janë shënuar 4 humbje jete dhe 329 të shëruar në 24 orët e fundit.
Janë kryer 5,694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,236 qytetarë, në këto bashki: 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.
Janë 7,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç.
Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,236
Të shëruar në 24 orë 329
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,694
Testime totale 1,500,696
Raste pozitive 213,257
Raste të shëruara 202,077
Raste Aktive 7,952
Humbje jete 3,228
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,761
Fier 789
Durrës 708
Shkodër 531
Elbasan 509
Vlorë 494
Berat 312
Gjirokastër 260
Lezhë 228
Korçë 161
Dibër 124
Kukës 75