Rreth orës 3 të natës, janë shkrumbuar plotësisht 2 banesa në fshatin Kabash të Gramshit.
Shkak është bërë shkëndija elektrike. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.
Mësohet se banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë ndërsa 8 anëtarëte familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.